Nxitja e zhvillimit dhe punësimit të të rinjve përmes një Akademie Sipërmarrjeje Digjitale Ndërkufitare (Y.D.E.A) në Lezhë dhe Prizren
Instituti Shqiptar I Studimeve Ndërkombëtare (AIIS)
Qendra Evropiane për Çështjet Minoritare (ECMI) Kosovë*
Mars 2018 - Mars 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Projekti synon të mundësojë rrjetëzimin e të rinjve dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sipërmarrjes digjitale dhe inkurajimin e shkëmbimit të praktikave më të mira midis institucioneve profesionale dhe arsimore.
Përmbledhja e Projektit
Ky projekt do të rrisë mundësitë e (vetë) punësimit të të rinjve në Lezhë dhe Prizren me krijimin e një Akademie Rinore Ndërkombëtare të Sipërmarrjes Digjitale (YDEA). Gjithashtu, ai do të forcojë rrjetin e sipërmarrësve të rinj dhe sektorit të biznesit privat në nivelin lokal dhe kombëtar në Kosovë * dhe Shqipëri rreth panaireve të punës të organizuara bashkërisht. Ai do të përmirësojë ngritjen e kapaciteteve në arsimin profesional modern dhe do të kontribuojë në shkëmbimin e praktikave më të mira midis institucioneve profesionale / arsimore publike / private në të dy anët e kufirit.
*Ky përcaktim nuk cenon qëndrimet për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të Këshillit të Sigurisë së OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Aktivitetet
• Zhvillimi i skemës së trajnimit Y.D.E.A
• Zbatimi dhe mbikëqyrja e skemës së trajnimit Y.D.E.A përshtatur për nevojat e studentëve
• Organizimi i 2 panaireve ndërkufitare të punës për sipërmarrësit kosovarë / shqiptarë dhe stafin dhe studentët e Y.D.E.A
• Publikimi i manualit përfundimtar Y.D.E.A dhe materialeve që do të dorëzohen gjatë trajnimit, video dhe podcast-e
Rezultatet e pritura
• 50 të rinj nga Lezha dhe Prizreni do të aftësohen për ndërmarrje digjitale për të fituar aftësi moderne në punë dhe për të shtuar mundësitë për (vetë)punësim
•50 biznese private lokale (25 nga Shqipëria, 25 nga Kosova *) do të njihen me njëri-tjetrin dhe me një grup të sipërmarrësve të rinj digjitalë, shumë të kualifikuar
•2 institucione arsimore profesionale do të ofrojnë trajnime me cilësi të lartë për ndërmarrjen digjitale
• Shkëmbim i njohurive ndërmjet mësuesve dhe institucioneve dhe vendosja e kontakteve të reja me bizneset lokale
Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu